Njohja është themeltësia e çdo gjendjeje sipëranore dhe kulmimi i çdo pikëmbërritjeje në rrugëtimin [drejt Zotit]. Kjo është arsyeja përse Profeti i Shenjtë shprehet: “Është detyrë e çdo myslimani, burrë apo grua qoftë, të kërkojë për dijen”; që shprehimisht do të thotë, njohjen e tërë sa lidhet me devotshmërinë (taqwa) dhe njohjen e të sigurtës. Imam ‘Aliu (a) ka dhënë këtë porosi: “Kërkoje dijen, edhe sikur të gjendet në Kinë”, duke nënkuptuar me këtë njohjen e gnosës së vetvetes, brenda saj gjendet njohja e Zotit