Mbasi pata mbaruar punë me këto shkenca , u ktheva, me një qëllim të qartë në mendje, tek metoda e mistikës. E dija paraprakisht se “rruga” mistike përmbledh në vetvete qoftë “pikëpamjet intelektive”, qoftë “veprimtarinë praktike”; kjo e dyta boshtohet tek largimi i pengesave brenda vetes dhe tek çrrënjosja prej saj e tipareve të ulëta dhe veseve të këqija, me qëllim që zemra të arrijë çlirimin prej tërë çfarë është e ndryshme nga Allahu, për t’u përqendruar më pas përjashtimisht vetëm tek përmendja e vazhdueshme e Allahut