Rreth bektashizmit shqiptar dhe, në një mënyrë paksa më të veçantë, kontributit të tij në gjirin e kulturës shqiptare, ekziston një mori studimesh, të cilat, ndonëse të pakta në numër, janë gjithsesi shteruese sa i përket më së paku pamësisë së dytë, ndërkohë që pamësia e parë është shumë më komplekse dhe, me fort gjasë, depërtuese vetëm nga ana e praktikuesit të devotshëm. Në këtë drejtim, përkundër prirjeve të kohëve tona, personalisht shprehemi të mendimit se e vetmja alternativë për të kuptuar thelbësinë dhe themeltësinë e fesë,