Rrugëtimi mistik i shpirtit dhe mendjes

Abstract

Gjithësia ndahet në tri rrafshe. Nga filozofët helenë të periudhës së lashtësisë klasike, të këtillë si Aristoteli, Sokrati dhe Platoni, rrafshi i parë njihej me emërtimin “bota e Mendjes” .
Kjo botë [bota e mendjes], e njohur edhe përmes emërtimit “al-nur al-Muhammadi”, e krijuara e parëhershme, vështrohet dhe emërtohet gjithë po aq edhe si “‘aql al-kull”, Mendja e tërësishme dhe tërësore, e cila përmbledh brenda vetes mundshmërinë e të gjitha qenësive dhe ekzistencave. Sipas filozofëve helenë të periudhës së lashtësisë, kjo botë e Mendjes përbëhet nga tre rrafshe. I pari është rrafshi i qenësisë dhe ekzistencës së saj; i dyti është rrafshi i varëshmërisë së qenësisë dhe ekzistencës së saj nga një forcë apo një fuqi krijuese; i treti është rrafshi i të qenit të saj një qenësi dhe ekzistencë e mundësishme që përmban brenda vetes të gjithë mundshmëritë

Keywords