Morali racional dhe morali iracional

Author

Abstract

Arsyeja është aftësia për të realizuar lidhjen midis gjërave duke u nisur nga çfarë gjërat e kanë të përbashkët në mënyrë jokonkrete, aftësi që mund të realizohet me anë të koncepteve.
Mirëpo duke qenë se arsyeja ndër të tjera është një aftësi edhe njerëzore, e duke qenë se njerëzit pavarësisht pranisë së arsyes dëshmojnë rrjedhshëm paarsyeshmërinë e vet, përdorimi i arsyes është i kushtëzuar nga vullneti i atij që e zotëron atë (arsyen). Pra arsyeja tek njeriu do të thotë që përdorimi i saj është i varur nga njeriu dhe do të duhej që njeriu të ishte për nga natyra i tërë i arsyeshëm racional që përdorimi i arsyes që përputhej me vlerën dhe natyrën e arsyes. E përsa dihet që njeriu nuk është tërësisht i arsyeshëm, në historinë e njerëzve kanë qenë të pranishme edhe përdorimet e arsyeshme të arsyes edhe përdorimet e paarsyeshme të arsyes

Keywords