Çdo çështje etike apo shariatike që shqyrojmë, është çështje që lidhet me, dhe boshtohet rreth koncepteve të këtilla si “duhet” dhe “nuk duhet”, të “të lejuarës” dhe “të ndaluarës”, e të tjera të ngjashme, të cilat mund të jenë në rolin e predikatit të një pohimi. Po ashtu, në rolin e predikatit të një pohimi mund të jenë edhe koncepte të tjera, të këtilla si e drejta dhe e padrejta, besueshmëria dhe pabesueshmëria, ndershmëria dhe pandershmëria etj